spacer
1
1
1
1
header
navigation
footer

irc.hasi4ever.com

Please support Our Online chat / Ju lutem hyni ne chat dhe na tregoni nga Lajmeroni. Deshirojme te dijme se ku gjinden Shqipetaret dhe Hasiant e tjere :)

www.hasi4ever.com

Funny Videos / Humour

 

website per mesuesin e Dashur Sejdi Dida. Nje nga mesuesit me te mire ne Krume (Has)

www.Albaservers.net

www.kafeneja.de

 

PARA DISA KOHEVE DISA NGA NE DERGUAM DICKA TE VOGEL NJE DHURATE AQ SA PATEM MUNDESI PER NJE SHKOLLE 9-VJEQARE NE KRUME.

KJO ISHTE NJE NISME E VOGEL QE DISA EMIGRANT E ORGANIZUAM. SADO PAK NDIHME E VOGEL QE ISHTE NE MENDUAM PER HASIN, ATY KU U LINDEM E U RRITEM. HASI ESHTE I VOGEL POR ME ZEMER TE MADHE.

TE MOS HARROJME KETE NISME TE VOGEL QE DISA NGA E BEME JU QE KENI MUNDESI TA BENI ME TE MADHE JU LUTEM TA RRITNI E TA BENI ME TE MADHE.

FALEMINDERIT TE GJITHE ATYREVE QE NDIHMUAN NE KETE NDIHME SADO PAK TE VOGEL.

Kjo website eshte bashkupunese e websites http://www.hasi4ever.com ju lutem vizitojeni

Kjo foto tregon ne harten Shqipetare se ku gjindet hasi. <English> This picture shows where Hasi is, where Hasi is located on an Albanian map.Rrethi i Hasit është njëri nga 36-të rrethet e Shqipërisë. Rrethi i Hasit ka 20,000 banorë (sipas 2004), një sipërfaqe prej 374 km2 dhe kryeqendër Krumën

The District of Has (Albanian: Rrethi i Hasit) is one of the thirty-six districts of Albania. It has a population of 20,000 (2004 estimate), and an area of 374 km². It is in the north-east of the country, and its capital is Krumë. Rrethi i Hasit has a load of villages and they are well known for their help in 1999 in Kosovan war against Serbs (especially villege called "Vlahen"). Vlahen is a village of 300 houses and a popullation of 3000 people. It hoasted many refugies from Kosova. also has a variety of mountains like Pashtrigu 2847m, Maja Gajrepit 1875, Qafa e Kunores dhe Qafa e Kurrizit. This beautifull village is surrounded by mountains

Kjo foto Tregone qyetetin e Hasit i cili eshtre Krume. < English > this photo shows the capital city of Hasi which is Krume

Krume is a pleasant small town of HAS District it is located at the bottom of the mauntain "Bjeshka e Krumes" on the east, mountain of "GAJREPI" ("mali i Gajrepit") on the east of the town it starts the "river vrella" which comes out of the bottom of the mountain huge source of water serving the domestic population needs . natives of kruma live peacefully lives little poor i can say but happy. they are great people and they have a wonderful thing called : "BESA" . Once "BESA" is given for anything there is no turning back on anything. it is likely as in English people say: "i gave MY WORD" but "BESA" is much stronger and it characterizes all the natives of ALBANIA , when "BESA" is given to the "MEN" (only), the right hands must be SHAKE (HAND SHAKE).

Pjetër Bogdani-Krenaria e dijes Hasiane.

Kush është Pjetër Bogdani?

Pjetër Bogdani lindi rreth 1625 në Has - dhe vdiq 1689 në Prishtinë- prift, ipeshkëv, kryeipeshkëv, teolog dhe filozof shqiptar nga Hasi (Krahinë e lashtë), që shtrihet në Shqipëri dhe Kosovë.

Lindi në Gur të Hasit. Mësimet e para i bëri në Ciprovac, Bullgari. Në vitin 1674 ishte nxënës i kolegjit ilirik të Loretos, po këtë vit bën një kërkesë për studimin e medicinës dhe për lëshuarjen e Kolegjit.

Më 1651 ushtron detyrën e meshtarit në Pult e në fshatrat e Prizrenit, kryesisht në anët e vendlindjes. Në vitin 1656 thirret në Romë për të vazhduar studimet e larta në Kolegjin e Propagandës.

Aty i mëson gjuhët e Lindjes. Më 1658 kreu studimet e larta të teologjisë e filozofisë në Romë dhe mori titullin doktor shkëlqyeshëm. Menjëherë emërtohet ipeshkv i Shkodrës dhe administrator i Tivarit.

1663–1664: Njihet dhe i bën shërbime Kardinal Barbarigos, i cili në atë kohë gjendej në Romë. Më 1675 e shkruan librin Çeta e profetëve dhe ia paraqet Propagandës për botim. Rekomandimi i Propagandës ishte të përkthejë librin. Fillon përkthimin e librit.

Në vitin 1677 emërtohet arqipeshkv i Shkupit në vend të të ungjit, Ndre Bogdanit.

Lufta turko–austriake fillon më 1683.

Në dhjetor të atij viti vdes Ndre Bogdani. Bogdani arratiset në male me ç'rast e humb librin e Gramatikës latinisht–shqip të punuar nga Ndreu. Strehohet në Ciprovac dhe në Dubrovnik. Në pjesën e parë të vitit 1685 shkon në Venedik e në Padovë. E merr me vete librin e përgatitur për botim.

1685 Libri Cuneus Prophetarum botohet në fund të fund të vitit në Padovë te Barbarigo. Shkruan Relacionin e njohur nga Shkupi: Dello stato spirituale e temporale del regno di Albania e Servia.

1687–1688: Merret aktivisht me organizimin e rezistencës antiturke dhe u bën vizita të gjitha vendeve të arqipeshkvisë së vet.

Në vitin 1689 depërton ushtria austriake. Në nëntor kjo ushtri arrin në Prishtinë. Bogdani të niset me ushtrinë për Prizren, ku i inkuadron edhe 6.000 shqiptarë kryesisht nga zona verilindore dhe bashkë me ta arrin atje. Atje sëmuhet nga murtaja. Kthehet në Prishtinë për shërim te mjekët gjermanë, po më kot.

Vdes në fillim të dhjetorit 1689 në Prishtinë ku edhe varroset. Siç njoftonte nipi i tij Gjon Bogdani sipas disa letrave të fundit të zbuluara në vatikan, menjëherë pas thyerjes së ushtrisë austriake ato ditë, tatarët dhe turqit e nxjerrin nga varri trupin e tij.

Për t'u vërejtur më mirë madhështia e Bogdanit, fillohet të numërohen gjuhët të cilat i ka njohur ai e që ishin: italishtja, latinishtja, greqishtja (e vjetër), serbokroatishtja, turqishtja, si dhe (për nevojat e biblikumit) hebraishtja, arabishtja, armenishtja dhe sanskritishtja dhe jepet për t'u kuptuar se ndoshta e njihte edhe frëngjishten dhe gjermanishten.
Në fund, si përfundim i qëndrimit kritik për veprën "Çeta e profetëve" qëndron:

"Vetëm vetëdija dhe besimi i thellë në forcën e gjuhës shqipe, këtë intelektual dhe patriot të madh nga Hasi e shtyri të shkruajë një vepër kaq të madhe. Në personalitetin e tij duhet parë gjeniun në punën e tij: shkriu dijen e kohës së përparuar, artin e vet e vuri në mbrojtjen e idealeve të veta, duke ia kushtuar në radhë të parë kombit.

Prej vlerave të shumta shencore dhe artstiko-letrare të veprës së P. Bogdanit dallohet trajtimi dhe vendosja e drejtë e çështjeve etnopsikologjike dhe historike, pasuria e madhe gjuhësore në shtjellimin e lëndës në prozën shkencore, humanizmi i lartë në paraqitjen e realitetit të kohës, filozofia, intelekti i rrallë letrar, etj.
Ai hapi shtigje dinjitoze kah vlerat evropiane, çka shihet në idenë për lëvizjen ballkanike, për liri kombëtare dhe shpirtërore.

I. Rugova shkruan: "Kjo vepër, thënë metaforisht, ashtu si e thotë Bogdani për parimin e tij filozofik, Zotin, është një krua i gjallë, ku mendja dhe shpirti ynë do të gjejë kënaqësi dhe shqetësim intelektual, ku shumëkush mund të marrë ujë, e s'do të shteret lehtë".
Arti i të shkruarit dhe ligjërimit që mishërohet në vepër si tregues i nivelit të kulturës dhe zhvillimit intelektual të tij dhe angazhimi dinjitoz si prijës dhe tribun popullor e ngrisin lart veprën e tij madhore, të lindur në gurrat e një humanizmi të thellë, duke i treguar popullit rrugën e zhvillimit të lirë e të pavarur, andej kah bota e përparuar.

Përjete në zemrat tona Pjetër Bogdani

website stats