Festivali i Gjirokastrës, Hasi interpreton i bashkuar
Në natën e tretë të Festivali Folklorik të Gjirokastrës, kanë paraqitur punimet e tyre grupet nga Qarku i Kukësit, në të cilin përfshihen, Rrethi i Kukësit, Hasit dhe Tropojës. Grupi nga Qarku i Kukësit pati rreth 60 perfaqesues, prej të cilëve 48 valltarë e instrumentistë, ndërsa të tjerët këngëtarë.
Prej këtyre 21 përfaqësues si, valltarë, këngetarë dhe istrumentist ishin nga krahina e Hasit, vecantia e këtij festivali për ne ështe se Grupi i Hasit u përfaqësua i plotë në hapsiren e vet gjeografike, duke u shtrirë dhe ne Hasin e Kosovës.
Historia:
Territori i Hasit u nda padrejtesisht pas luftrave ballkanike ne fillim te shekullit XX, kjo ndarje u saksionua ne Konferencen e Ambasadoreve ne Londer ne vitin 1913. Mu në lindje Hasi i Shqiperise nëpërmjet vijës kufitare të vëne që në vitin 1913 (që ndau Kombin përgjysmë) kufizohet me Republikën e Kosovës, përkatësisht mund te themi me vetvetën. Mjafton të hedhesh një vështrim pertej malit të lashtë të pashtrikut dhe shikon gjysmen tjeter të krahinës së Hasit.
Përfaqësimi:
Në fillim në skënë u paraqiten rapsodët e famshëm Dida, Çela dhe Kovaçi, pa të cilët nuk imagjinohet dot folklori jonë si frymëzim nga nje letërsi e lashtë popullore. Ato u duatrokitën disa here nga të pranishmit të cilët u rrënqethën nga kënga: “ Vec Bashkimi është forca e Kombit” që në vet këngën bëhej fjalë për unifikimin kombëtar në ide si fuqi kryesore për të mirën e vet kombit.
Një interpretim të rrallë pati edhe Zog Sheta që me bishnicën e vet ekzekutoi një melodi baritore tipike të krahinës së Hasit. Befasimi më pas na vjen nga treshja Hasjane e cila interpretoi me mjeshtëri një kërcim karakteristik të burrave që me emocionin maksimal e krijues popullor e kërcyen Ramadan Totaj, Dylber Geca, dhe Luan Sadria.

Në prezantimin e rradhës hyjnë më elegancë grupi i vajzave të Hasit, ku përveç hijeshisë së portretit, të bën përshtypje veshja me Kollan. Studiuesit e Folklorit dhe Artit Popullor e kanë cilësuar këtë veshje bashkë me xhubletën si dy veshjet me unikale për nga lashtësia dhe larmia e simboleve e ngjyrave që mbart. Vajzat interpretuan një valle karakteristike si dhe një pjësë nga “Larja e pëlhurës” ku u shoqëruan me kavall nga Besnik Osmangecaj.
Para se t’i linin skenën Hasjanët, kanë përshëndetur me kengën: “Mymleqeti në kam asht çue” e interpretuar nga këngëtarët Hamit Kastrati dhe Përparim Brati që zërin e tyre e dëgjojnë me ëndje edhe në Kosovë, ky interpretim i ka dhënë zjarr këngës me motive të shprehjes së revoltës ndaj pushtuesve Turq.

Vlersimi:
Në natën e fundit të Festivalit emocionet shtoheshin edhe me tepër, sepse juria do të vendoste për çmimet. Grupi Folklorik “Hasi”, në përfaqësimin që bëri në Festivalin Folklorik Gjirokastër 2009 nuk doli duarbosh. Por, në kategorinë: “Çmime për individë” u vlersua me çmimin e pare në interpretimin me bishnicë (aerofone), me artistin Zog SHETA.

Nëse ne na ndanë të tjerët, ata nuk mund të na bashkojnë përsëri, jemi vetem ne që duhet të fitojmë kohën e humbur duke intensifikuar marrdhëniet kulturore mes nesh. Përfaqësimi i grupit foklorik “ HASI” si një njësi e vetme kulturore dhe artistike, (ashtu sic edhe eshte vertet), transmeton një mesash të madh e nje madhështi që Hasit i ka për hije.
Pergatitur dhe postuar dhe fotografuar nga MAN POGA.